Vjedhja e të dhënave personale nga PS është shkelje e rëndë sa që edhe dosjet 184 dhe 339 janë të vogla para këtij skandali.
Deklarata u bë nga Dashamir Shehi, Kreu I LZHK, në emisionin “Cim Peka Live” në Syri Televizion.
Shehi u shpreh të dhënat janë marrë nga e-albania dhe se prokurorët e ndërkombëtarët duhet të reagojnë me veprime konkrete.
“Jemi përballë një skandali, platforma e-albania është prodhim I kësaj qeverie, u hargjuan 36 mln euro për këtë punë. Në bazë të këtyre ndëtohen algoritme, siç është ndërtuar facebook. Ushtrojnë presion mbi qytetarin, është një survejim, me shpresën për të kuptuar orientimin politik.Këtu është bërë ashiqare shkelja, është masive. Ka dhe të dhenat dhe të atyre që janë në emigracion.
Tirana ka votues real, 360 mijë. Kjo tregon kurajon për të shkelur ligjin, tahfmajën e madhe për një mandat të tretë. Kjo është tërësisht e dënueshme, duhet reagim nga prokuroria dhe nga ndërkombëtarët, shpresoj të reagojnë, nëse nuk reagojnë për këtë për çfarë do reagojnë. Disa kriminelë në Dibër e Durrës të Dosjeve 184 dhe339 janë asgjë para kësaj, Kreu I Shërbimeve Sekrete klasifikohet si tifoz I PS, atij mirë ja bëjnë, se ai duhet të kishte pasur sinjalizime.
Ky është informacion konfidencial.Të nderuar prokuror ne e kemi ditur me kohë jeni me PS, shumë prej jush vini nga familje të majta përtej kësaj në kushtet e një drejtësie të re, këta zotërinjtë duhet të hetojnë, unë besoj se një pjesë e tyre do ta bëjë detyrën. Kemi kriminalitet të theksuar, kemi korrupsion masiv në Shqipëri, prokurorët duhet të vihen në lëvizje. Si prokuror, mund të arrestojnë disa zyrtarë”.