I sapozgjedhur deputet, Dashamir Shehi ka shprehur bindjen e plotë se, votat në këto zgjedhje janë blerë nga mazhoranca ndërsa ka ngritur një pikëpyetje të madhe për mijëra votat e pavlefshme që kanë dalë.
“Po kërkojmë të hetohet, të dimë nga vijnë këto 80 mijë vota të pavlefshme, nga dalin këta deputetë që nuk ua di njeri emrin as te partia e vet me 15 mijë vota? Një lloj industrie që blen vota.
Unë besoj se i blenë votat nëpërmjet punësimit, të cilën do ta kapërdija në rrethanat shqiptare, një lloj klientelizmi. Dhe blerja klasike. Kjo e dyta është e rrezikshme, e para është e pamoralshme, e dyta e rrezikshme dhe kompromentuese e sistemit.
Zgjedhjet e fundit në Siçili ngjanin me këto të Shqipërisë, por makineria nuk ishte kaq e madhe se kishte një grupim që ishte mafia dhe një shtet që mundohej t’i dilte përpara, kurse këtu tek ne janë bashkë mafia e shteti. Mafia dhe shteti i kanë blerë gjithë këto vota”, nënvizon Dashamir Shehi.