DASH shpall non grata ish-zv.kryeministrin shqiptar të Maqedonisë së Veriut dhe një gjyqtar: Janë përfshirë në korrupsion

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur non grata dy zyrtarë shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Bëhet fjalë për Artan Grubi, ish-zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Sipas DASH, Artan Grubin dhe Enver Bexhetin janë të përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov.

“Në bazë të nenit 7031(c), Departamenti i Shtetit cakton publikisht Artan Grubin dhe Enver Bexhetin për përfshirjen e tyre në korrupsion të konsiderueshëm duke pranuar ryshfet për të minuar proceset gjyqësore të lidhura me dënimin penal të Sasho Mijalkov, drejtor i Administratës për Siguri të Maqedonisë së Veriut dhe Kundërzbulimi (UBK). Mijalkov është shpallur non grata në vitin 2022 për korrupsion të konsiderueshëm sipas nenit 7031(c)”, thuhet në njoftimin e DASH.

Artikulli paraprakRrëfimi i ortakut të Efraim Diverolit në masakrën e Gërdecit! David Packouz: Shkëlzen Berisha në takim kur negociuam çmimin e fishekëve
Artikulli tjetër“Vëllai i Veliajt, 32 milionë euro xhiro në dhjetë vite!”/ Ola Xama skanon pasurinë e Veliajt dhe familjarëve të tij