Dashamir Shehi: Komisioni “Xhafa” është paturpësi e madhe

Komisioni “ Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e ligjit dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në BE”, që drejtohet nga socialisti Fatmir Xhafaj, është refuzuar nga Gjykata Kushtetuese, SPAK-u dhe nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë.

Deputeti Dashamir Shehi deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv, se ata kanë bërë mirë që nuk kanë pranuar, sepse drejtësia është ndarë nga pushtetet e tjera me Kushtetutë.

Bën mirë që nuk hyn. Është e paligjshme, antikushtetuese dhe e pamoralshme. Kanë larë fytyrën e vet se do të ishin në nivelin e groteskut. Është e paturpshme që i ftojnë. Se me kushtetutë i kemi të ndara pushtetet. Ligjvënësi i ka dhënë drejtësisë pavarësinë e vet. Sepse ka bërë institucionet e veta.

Kush përzin këtë punë e bën për propagandë. Komisioni “Xhafa” është paturpësi e madhe. Çdo me thënë për thellimin e reformave? Vetëm për propagandë. Kjo është kornizë pa pikturë brenda.

Kur bëhet fjalë për korrupsion, çfarë kontrollon ky komision në emërt të maxhorancës? Ka drejtori, inspektoriate, policinë. Kjo më kujton se Rama është bërë mjeshtër për këto lloj pune. Ky sistemon armiqtë e partisë në këto vende. Kjo më kujton se kur donte të largonte Gjinushin nga politika e bëri te Akademia e Shkencave.

Ky Xhafa ndoshta i ka dhënë bezdi dhe i jep një komision. Nuk u gjet një personazh tjetër, por Xhafa? Vetëm formalisht ti duhet të vendosësh një njeri te opozitës”- tha Shehi.

Exit mobile version