Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka komentuar kaosin që deputetët e Rithemelimit kanë krijuar në Kuvend dhe komisione që pas marrjes nën hetim të ish kryeministrit dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi lidhur me aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Shehi shprehet se opozita bën gabim që merret me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve.
”Zgjidhjet politike nuk vijnë nga çështjet gjygjsore!
Nëse Opozita, do të vetë konsumohet duke u marrë me çështje personale të cilat nuk u interesojnë shqiptarëve, gjykoj se bën gabim!
Në të drejtë apo jo, persaonat në fjalë duhet ti dalin për zot vetes përndryshe biem të gjithë në grackën e Edi Ramës”, shkruan Shehi.