De Biasi: Luajtëm me guxim kundër Italisë

“Ne luajtëm me guxim, bëmë një ndeshje të një niveli shumë të lartë përballë një skuadre që ka cilësi dhe me lojtarë të jashtëzakonshëm dhe me shumë cilësi në klubet e tyre. Unë besoj se bëmë ndeshjen që duhet të bënim. Bëmë ndonjë gabim, por gjithsesi besoj se në përgjithësi luajtëm si të barabartë sepse në pjesën më të madhe të ndeshjes ishim në të njëjtin nivel me një skuadër të madhe si Italia”, u shpreh De Biasi.
“Mendimi im kemi patur më shumë raste ne se Italia, kur morëm golin e dytë u përpoqëm të sulmonim më shumë, por nuk patëm sukses. Gjithsesi te penalltia ishte faji im. Te lëvizjet që bëmë duhet të isha unë më i vëmendshëm”, tha Migjen Basha.
“Pjesën e parë kemi luajtur shumë mirë, ndërsa në pjesën e dytë nuk hymë në fushë si pjesën e parë dhe goli i dytë që bëri Italia na hoqi shpresën”, Ledian Memushaj.
“Nga rezultati nuk jam i kënaqur pasi humbëm. Ndoshta mund të kishim bërë më mirë, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen tjetër dhe të jemi më të përqendruar. Nuk kam humbur bast, por tani që do të kthehem do të jem pak i rëndë me të”, tha Tomas Strakosha.
“Ishte dita e tij dhe i bëra një urim nga ana e skuadrës dhe ai ma ktheu me një falenderim”, tha Ansi Agolli.
“Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ecurinë tonë, pasi luajmë të gjitha mundësitë që kemi për të arritur në ndeshjet me Spanjën sa më mirë me pikë. Duhet të punojmë gjithmonë shumë dhe duhet të arrijmë objektivin që kemi që është kualifikimi direkt në botëror”, u shpreh Marco Verrati.

Artikulli paraprakHidhen themelet e së ardhmes
Artikulli tjetërPlas te kombëtarja