Gianni de Biasi ka folur pas largimit të Milot Rashicës drejt Kosovës, dhe ndjen keqardhje pasi e shihte atë si pikë kyçe për kualifikueset e Botërorit. Rashica e ka bërë të ditur dje vendimin e tij.
“E dija prej ditësh vendimin e Rashicës. Më vjen keq pasi e shihja si pikë kyçe për kualifikueset e botërorit”.
“Arsyeja e largimit? Ndoshta i ka mbetur qejfi që nuk erdhi në Europian, ndoshta dikush e ka nxitur të largohet. Më vjen keq për tifozët që e donin në skuadër”, u shpreh ndër të tjera tekniku italian.
Gjithashtu ai zbuloi se një tjetër lojtar që do të largohet drejt Kosovës është mesfushori Herolind Shala, një tjetër lojtar që mbeti jashtë evropianit.