Konfirmimi zyrtar erdhi përpara ndeshjes Lazio-Verona nga Igli Tare: Stefan de Vrij nuk do të rinovojë kontratën me bardhekaltrit dhe është i lirë të gjejë një ekip tjetër. Ose ndoshta e ka gjetur tashmë. Sipas raporteve të “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez ka arritur një marrëveshje të gjatë me Interin, në bazë të një bonusi pesëvjeçar prej 4.2 milionë euro në sezon. Një ofertë shumë më e lartë se ajo e Lazios, që ofroi një rinovim njëvjeçar, me 2.5 milionë euro, e cila mbartte brenda një klauzolë 25 milionë euro largimi. Në fakt, De Vrij, deri disa javë më parë dukej në prag të nënshkrimit. Për të parandaluar “tymin e bardhë” ka menduar “Seg”, agjencia që duket pas interesave të De Vrij, e cila ka siguruar kontratën e majme financiare, të propozuar nga Interi. “Ka një limit për të, se si gjërat shkuan, kjo është një çështje e drejtësisë. Ai ka qenë një profesionist i shquar, ka dhënë aq shumë për Lazion dhe Lazio i ka dhënë aq shumë atij, por në fund të sezonit rrugët tona ndahen. Nuk ka asgjë të keqe, e falënderojmë Stefan për atë që dha, por tani për tani nuk themi arsyet e ndarjes. E vetmja gjë e sigurt është se në botë nuk ka mungesë të lojtarëve dhe ne do të duhet të jemi të mirë në gjetjen e tyre”, shpjegoi Igli Tare në “Premium”. Humbja e De Vrij me parametër zero, në çdo rast mbetet një goditje e fortë për Lazion, ndërsa blerja e tij do të jetë një marrëveshje e madhe për Interin. Në këtë mënyrë, holandezi do të formonte me Skriniar një duet mbrojtës absolut për vitet e ardhshme. Tani, me pak fjalë, vetëm duhet të presim për nënshkrimin dhe zyrtarizimin e tij si zikaltër. Ndërkohë, tifozët e Interit ëndërrojnë.
Kryesore
Continue to the categorySi po ndikon në jetën tonë të përditshme rënia e euros?
Euro është futur në një rrjedhë rënëse të pandalshme, teksa ende nuk dihet fundi. Me festat e dhjetorit në prag dhe kthimin e një...