Komplikohet sërish çështja e rinovimit të kontratës së Stefan De Vrij me skuadrën e Lazios. Mbrojtësi u ka kërkuar drejtuesve bardhekaltër më shumë kohë për të vendosur për të ardhmen e tij. Lojtari ka kërkesa nga shumë skuadra dhe nuk kërkon të nxitohet. Presidenti Lottito nuk dëshiron të gjendet i papërgatitur dhe menjëherë ka nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e 25-vjeçarit. Sipas mediave italiane, bardhekaltrit kanë rikthyer interesin te meksikani Diego Reyes, duke nisur menjëherë bisedimet me Porton, skuadër që zotëron kartonin e 25-vjeçarit.
Kryesore
Continue to the categoryPushteti dhe opozita: Dy krahët e të njëjtit trafik
Mesazhi ynë kundër një sistemi të kalbur. Në qarkun Elbasan sapo lamë pas një fushatë zgjedhore. Jo thjesht sepse ishim një ekip i ndershëm,...