Beci tha në emisionin ‘Open’ në News24 se DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave, duke shtuar se organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë
“Trafiku i drogës në Shqipëri ka detyruar DEA-n që të hapë zyrë. Shqipëria është kthyer në problem edhe për DEA-n. Kjo mund të quhet edhe një dështim i shtetit shqiptar në luftën ndaj kokainës. DEA ndërhyn vetëm kur kemi të bëjmë me trafik kokaine dhe për pastrimin e parave.
Nëse DEA më parë ka pasur zyrë në Athinë, tani do kemi dhe këtu. Trafiku i kokainës ka në vendin tonë qendrën e organizimit të ‘ushtarëve’ të organizatave kriminale, ka qendër të organizimit të pastrimit të veprave penale. Organizatat kriminale shqiptare po mbysin Europën me drogë”, tha Beci.