DEA amerikane në Durrës për të hetuar operacionin e dështuar të kokainës

Katër agjentë të DEA-s amerikane kanë mbërritur në Durrës për kokainën kolumbiane të sekuestruar pak ditë më parë. Bëhet e ditur se ekspertët amerikanë po verifikojnë operacionin e dështuar të policisë shqiptare për kapjen e bosëve të 613 kg kokainës të futur në Shqipëri nga Kolumbia. Bëhet e ditur se, agjentët amerikanë kanë ardhur për të verifikuar procedurat që janë ndjekur nga policia shqiptare për operacionin e bllokimit të kokainës. Agjentëtn e DEA-s amerikane kanë kërkuar të njihen me gjithë praktikën e ndjekur nga autoritetet shqiptare në këtë aksion nga veprimet e doganave, Policisë dhe Prokurorisë.
Dyshohet se, policia ka vepruar e nxituar në operacionin për sekuestrimin e kokainës për të fshehur porositësit e drogës, të cilët dyshohet se kanë lidhje me zyrtarë të lartë të qeverisë. Policia nuk duhej të kishte ndërhyrë para kohe për të bllokuar kokainën, por duhet të priste derisa ata që ishin në pritje të ngarkesës të nisnin shkarkimin e drogës. Në këtë mënyrë do të arrihej që të kapeshin porositësit e sasisë më të madhe të kokainës të ardhur nga Kolumbia, ashtu siç veprohet në këto raste nga policitë e vendeve të huaja.

Policia shqiptare arrestoi vetëm shoferin e kamionit dhe një punonjës, ndërsa bosët e kokainës nuk janë arrestuar. Opozita deklaroi se pas 613 kilogramëve të kokainës qëndrojnë zyrtarë të lartë të qeverisë. Sipas opozitës, operacioni u përshpejtua për të mos arrestuar bosët e kokainës.
Ndërkohë, dy të arrestuarit shoferi Armando Pezaku dhe Donaldo Lushaj janë lënë në burg pa afat. Avokatët e dy të arrestuarve për sasinë e 613 kilogramëve të kokainës në një konteiner në Durrës ankimojnë vendimin për masën e sigurisë të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda. Mbrojtja kërkon lirimin e tyre me argumentin se nuk ka prova që implikojnë klientët e tyre në trafikun e narkotikëve.
Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi më 2 mars që shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri Donald Lushaj do të qëndrojnë në burg deri në përfundim të hetimit. Avokatët pretendojnë se, klientët e tyre nuk kanë lidhje me lëndën narkotike. Avokati, Maks Haxhia, i cili mbronte menaxherin Donado Lushaj tha pas seancës se Prokuroria nuk paraqiti asnjë provë, ndërsa për çështjen nuk kishte hetime të mëparshme.

Prokuroria letër porosi autoriteteve italiane
Prokuroria për Krimet e Rënda ka zgjeruar rrethin e hetimit, duke i dërguar një letërporosi Prokurorisë së Livornos për drogën e sekuestuar prej 613 kilogramë kokainë në Portin e Durrësit. Organi i akuzës shqiptare kërkon nga autoritetet italiane të njihet me praktikën e ndjekur gjatë kontrollit në konteinerin, ku u gjet drogë, në Portin e Italisë së Jugut. Bëhet e dtiru se grupi hetimor ka krijuar dyshime mbi dokumentacionin që shoqëronte mallin, i cili ishte porositur nga administratori i kompanisë “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.
Gjatë seancës për masën e sigurisë së dy të arrestuarve, Armando Pezaku dhe Donald Lushaj, prokurori i çështjes, Edvin Kondili pohoi se autoritetet italiane kishin sinjalizuar më herët për praninë e një konteineri me kokainë dhe se porositësi ishte, Arbër Çekaj. Ky sinjalizim kishte mbërritur në fund të muajit janar në organin e akuzës. Hetuesit kanë dyshime se dokumentacioni i paraqitur nga kompania “Arbri Garden” në doganën shqiptare dyshohet se ishte i falsifikuar për të shmangur procedurën e kontrollit të konteinerit, ku fshihej sasia prej 613 kilogramë kokainë.

Ndaj Prokuroria ka dërguar letërporosinë, për të sqaruar nëse ishte kontrolluar në të vërtetë ose jo konteineri në Portin e Livornos dhe çfarë procedurash ishin ndjekur më tej, atje. Dyshimi më i madh i Prokurorisë së Krimeve të Rënda është se, Arbër Çekaj, duhet të paguante edhe një taksë tjetër shtesë në Portin e Livornos, për ngarkim-shkarkim të mallit të tij. Ky e-mail, dyshohet se ka qenë një sinjal që 38-vjeçari, i cili është ende në arrati, duhet të largohej jashtë territorit shqiptar.
Droga ishte nisur nga Kolumbia dhe kaloi në disa porte si Itali, Maltë, para se të mbërrite në Durrës dhe të kapej nga policia. Deri tani të arrestuar janë vetëm dy persona, shoferi dhe menaxheri i kompanisë, ndërsa pronari Arbër Çekaj është në kërkim. Sipas burimeve nga hetimi, deri tani dyshohet se në këtë trafik ndërkombëtar kokaine janë të përfshirë të paktën 12 persona.

Kontenieri ka vënë në alarm DEA-n që në fillim
Autoritetet italiane kanë njoftuar autoritetet shqiptare për kokainën. “Ka një histori të veçantë ky kontenier që ka vënë në alarm DEA-n që në fillim. Në një port të Kolumbisë ka një shoqëri shumë të madhe dhe të organizuar që quhet “Bana Kol”. Ajo merr të gjithë kontenierët, që janë në pronësi të shoqërive të transportit botëror një prej të cilëve është edhe CMA-ja. Në 2 janar 2018, mbërrin ky kontenjer dhe i thotë se ka ca defekte ky kontenier dhe duhet riparuar. Pasi merr OK-në e fut në magazinat e veta”, u shpreh gazetari Artur Çani në Ora Neës.
Më datë 12 janar, shkon për ngarkim për banane. Ky riparim vuri në alarm agjencitë inteligjente. Më 13 janar niset nga porti në drejtim të Livornos. Pasi mbërrin më 27 janar në Livorno, më 29 janar njoftohet që ky kontenjer do të shkarkohet i gjithi.
Më datë 2 shkurt, në një proceverbal, janë 7 policë të Guardia di Finanza dhe dy të doganave italiane.
Më datë 8 shkurt niset për në Maltë dhe më 17 shkurt niset nga Malta për në Durrës. Më 27 shkurt është zhdoganuar pasi janë paguar të gjitha detyrimet.
Në qoftë se Guardia di Finanza nuk do të kishin zbuluar asgjë do të ishin të arrestuar në Itali. Pasi u shkarkua malli u pa se ishte hapur shasia sepse ishte ngjitur me silikon. U desh 6 orë për ta hapur. Italianët kanë dashur të dinë se ku shkon kjo drogë. Ata kanë njoftuar shefin e hetimit doganor në Shqipëri.

R.POLISI

Artikulli paraprakSi paralajmëroi CIA për kokainën
Artikulli tjetërHumb jetën i riu në Shkozë, po mblidhte skrap për bukën e gojës