Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është koha që mazhoranca të tregojë nëse është pro apo kundër listave të hapura.
Basha: Për dikë që ka pasur për 2 vite rolin e bashkëkryetarit të “Zgjedhores” duhet të kishit më shumë durim. Sot duhet të kishit guxim të përgjigjeshit qartë e jo të bënit lojëra fjalësh.
Shqiptarët duhet të dinë qëndrimin për propozimet tona. Nuk mund t’i gënjeni sepse produktin e keni brenda. Në dhjetor 2022 paketën e parë nëntor 2023 paketën e dytë.
Pjesa më e dhimbshme për qytetarët, ëme shtrenjtë në kuptimin e cmimit për demokracinë është pazari i heshtur i interesave të ngushta për t’u mbërthyer pas karrikes.
Duhet të jemi të sinqertë. Menduam që ndryshimet e 2008 do të përmirësonin situatën por na kthyen në këtë Kuvend ku jemi sot. Ku gjithçka vendoset jashtë kësaj salla. Ky është momenti, 6 muaj teatër, ky është momenti që t’i jepet fund teatri. Dihet që vendimi është marrë, duket. Hidhni propozimet instituciooneale të PD e kërkoni votën e Kuvendit që shqiptarët të kuptojnë jeni pro apo kundër listave të hapura, votave të diasporës dhe votimit elektronik.