Debate të ashpra në gjyq, shtyhet seanca ndaj Shullazit

Seanca për grupin e Emiljano Shullazit është shtyrë edhe sot, për shkak se mungonin avokatët. Por ndryshe nga seancat e tjera anëtarë i grupit të Shullazit, Endri Zela, ka hedhur akuza ndaj gjyqtares Albana Boksi.

Avokati i Endri Zelës mungonte pasi kishte konflikt interesi me gjyqtaren. Kjo ka bërë që Endri Zela të akuzojë gjyqtaren Albana Boksi se s’mund të garantojë një proces të drejtë.

“Kam kërkuar dorëheqjen tëndë. Ti nuk garanton një proces të rregullt ligjor dhe të drejtë. Po i imponohesh procesit, do të gjykosh me çdo kusht. Ti s’na garanton drejtësi”, u shpreh Endri Zela.

Endrit Zela u shpreh se nuk pranon avokat të caktuar kryesisht, por avokatin e zgjedhur prej ti Blerdar Shanja i cili nuk është paraqitur në seance për shkak të konfliktit te interesit qe ka me gjyqtaren Boksi.

Gjithashtu avoktja e caktuar kryesisht në këtë seance Eralda Brahimasi u shpreh se nuk merr përsipër mbrojtjen e të pandehurit pasi është gjobitur me heret nga kjo gjykatë edhe pse kishte dorëzuar raport shendetësor.

Trupa gjykuese e kryesuar nga Albana Boksi vendosi që kërkesa e avokates është jo ligjore dhe aspak profesionale dhe për këtë arsye do ta referoje si rast në dhomën e komberare te avokatisë Tiranë për sjellje joprofesionale.

Exit mobile version