Debatet në KAS/ Përfaqësuesi ligjor i PD zbërthen skemën e votimit të shumëfishtë

Përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike në KAS, Marash Logu, pas debateve të ashpra për votimin e dyfishtë, i cili u zbulua nga identifikimi elektronik, i ka drejtuar 3 pyetje zv.Komisioneres Shtetërore të Zgjedhjeve, Lealba Pelinku. Më herët kjo e fundit kishte deklaruar se një pjesë e mirë e rasteve (votim i disafishtë) ishin kur operatori teknik ka vendosur gishtin në pajisjen PEI për të qartësuar votuesin sesi bëhet votimi. Pelinku e cila ka menaxhuar të gjithë sistemin ka nënvizuar se për 2 rastet kur personat janë shfaqur në dy qendra të ndryshme, e ka kryer në të dyja rastet identifikimin biometrik. Pajisja ka pasur mundësinë që personat e administratës zgjedhore të kishin emrin në të gjitha qendrat e votimit.  Por përfaqësuesi ligjor i PD-së, Marash Logu kërkoi sqarime më të hollësishme nëpërmjet pyetjeve konkrete.

Pyetja Nr.1: Nga tabela e vënë në dispozicion nga ana juaj, rezulton se një person ka votuar dy herë, një herë në bashkinë Kuçovë, qarku Berat dhe një herë në bashkinë Gjirokastër. Pra, një person ka votuar në dy qarqe të ndryshme. Është kështu? 

Përgjigje: Po.

Pyetje: Ky verifikim është kryer për të gjithë Shqipërinë? 

Përgjigje: Po.

Pyetja Nr.2: Nëse pajisja e identifikimit elektronik, nuk e pranon shenjën e gishtit të zgjedhësit, pavarësisht disa provave të përsëritura, ka të drejtë operatori të vendosi gishtin e tij, apo në çdo rast përbën shkelje të ligjit, për rrjedhojë cenim të rëndë të proçesit? 

Përgjigje: Nëse pajisja nuk pranon shenjën e gishtit, atëherë duhet kaluar në nënshkrimin manual të listës. Në asnjë rast operatori nuk ka të drejtë të vendosë shenjën e gishtit të tij.

Pyetja Nr.3: A ekziston mundësia që një person të paraqitet me 19 karta identiteti në një qendër votimi, pajisja të lexojë 19 kartat dhe të vendoset e njëjta shenjë gishti e këtij personit, dhe më pas ky të votojë 19 herë? 

Përgjigje: Po, ekziston mundësia.

Exit mobile version