Deputeti i PD i zgjedhur në qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka pasur një debat të ashpër kandidatin e PS Plarent Ndreca në studion e “Open” në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. Gjekmarkaj e akuzoi Ndrecën se, mbështet krimin dhe pushteti i PS është i bandave.
Ndreca: Ju në Lezhë keni bërë fitore. Nuk janë vjedhur votat dhe keni fantazi, prandaj keni 8 vite që thoni tjetër gjë sa keni mërzitur shqiptarët. Nëse nuk hyn juve në xhep, ju e deformoni, e fyeni dhe e përbaltni. Pse vetëm ju keni ndërgjegje? Ti mendon se unë funksionoj ashtu sic funksionon ti. Nuk flas për post.
Gjekmarkaj: A ke qenë kandidat për deputet?
Ndreca: Po.
Gjekmarkaj: Prandaj nuk duhet ta mbrosh, i di mirë vjedhjet që keni bërë.
Ndreca: Unë jam pjesë e shumicës shqiptare. Nuk keni lidhje me shqiptarët ju, keni të tjera objektiva, jeni shumë mbrapa.
Gjekmarkaj: Ju jeni futur kotec më kotec për tu bërë palë me krimin. Pushteti juaj është i bandave. Sot keni pushtetin prej tyre kudo në Shqipëri.