Debati i plotë: Lleshi: Hajde flasim, studentët: Turp! Turp! Turp!…Ti flet me gaz!

Gjatë një vizite të shpejtë që ministri i Brendshëm, Sandër Lleshi bëri ditën e sotme në qytetin e Durrësit është pritur nga dhjetëra studentë, të cilët e kanë fishkëllyer dhe e kanë quajtur: Turp.

Studenti: Për çfarë keni ardhur këtu? Juve s’ju takon me ardh në asnjë vend të Shqipërisë. Jeni një qeveri ilegjitime. Vini këtu dhe e marrim vesh një orë përpara që vjen ministri. Vini, a thua sikur është duke ardhur Kryetari i Shërbimit Sekret.

Lleshi: Ju e caktoni se ku vij unë e ku s’vij unë?

Studenti: Nuk e caktoj unë. Ne duhet ta dime.

Lleshi: Kush jeni ju?

Studenti: Urdhëro?

Lleshi: Kush jeni ju?

Studenti: Unë jam Ndrec Mjedi, qytetari i këtij vendi, që ti më ke helmu mu. Je ministri i Brendshëm. Na ke helmuar me gaz.

Studentët në kor: Turp! Turp! Turp!…

Lleshi: Nëse do të komunikosh, hajde komuniko…

Studenti: Kemi komunikuar aty në shesh dhe na dhatë lëndë kimike. Po sot çfarë do bëni. Na thoni… hë…? Do na arrestojnë këta shoqëruesit tuaj? Hë…
Pas kësaj Lleshi largohet…

Ministri Lleshaj përplaset me studentët e Universitetit të Durrësit

Ministri Lleshaj përplaset me studentët e Universitetit të DurrësitPër më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/lleshaj-perplaset-me-studentet-ne-universitetin-e-durresit

Gepostet von Ora News am Dienstag, 19. März 2019

8898c410 565d 4501 b612 86d64fd2cd17

cbe6a490 8a7b 46f8 8e44 c0297d20ef15

Artikulli paraprakKa ardhur koha që t’i japim fund stabilitetit të krimit
Artikulli tjetërSkandal! Ministria dërgon të rinj gjoja si sportistë në Angli duke u marrë nga 11 mijë euro