Debati në Kongres, Yee e pranon: Po, SHBA ka mbështetur projekte të Sorosit në Ballkan (Dokumenti)

Investigimi i “Judical Watch” për lidhjet e Soros-it me të majtën në Shqipëri, hedhin dritë edhe mbi të pathënat në median tonë lidhur me shkarkimin e Viktoria Nuland dhe Hoyt Brian Yee, dy “mentorët” e ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Hoyt Yee, ndryshe nga sa ka faktuar “JË” nëpërmjet dokumentave zyrtarë të Departamentit të Shtetit, ka mohuar para Kongresit Amerikan për lidhjet e Soros me diplomatët amerikanë në Ballkan, përfshirë edhe Shqipërinë. Gjithashtu, ish-zyrtari i lartë amerikan ka mohuar edhe që diplomacia amerikane, nën ndikimin e Fondacionit Soros, ka mbështetur qeverinë në Shqipëri (të Edi Ramës).
Por, dokumentat zyrtarë të Kongresit Amerikan japin një panoramë të qartë se si kongresmeni Dana Rohrabaher “kryqëzon” ndihmës-sekretarin Hoyt Yee për tolerancën e dëshmuar nga diplomatët amerikanë në rajonin tonë karshi interesave të Sorosit.
Seanca e nënkomisionit për Europën dhe Azinë në Kongresin Amerikan është zhvilluar në datë 17 maj 2017, pak ditë pasi një mision fakt-mbledhës prej 5 senatorësh zhvilluan një tur në Ballkan. Në vijim të këtij turi, kongresmenët vunë në dijeni Presidentin Donald Trump dhe Sekretarin e Shtetit në atë kohë, Rex Tillerson, për lidhjet e fuqishme që Soros kishte krijuar, ndër të tjera, me qeverinë e Shqipërisë.
Takimi i nënkomisionit të Kongresit u pasua me shkarkimin e Hoyt Brian Yee, me largimin e Viktoria Nuland dhe, më tej, me largimin e vetë Rex Tillerson, i cili nuk reagoi me shpejtësi ndaj frenimit të bashkëpunimit mes Soros dhe diplomatëve amerikanë. Nga kjo histori, i vetmi diplomat që vijon ende detyrën është ambasadori Lu, i cili tashmë sheh se si mbështetësit e tij kryesorë u larguan përfundimisht nga shërbimi diplomatik.

“Boldnews.al” zbardh një pjesë të debatit ndërmjet kongresmenit Dana Rohhrbacher, i cili drejton nënkomisionin e Kongresit Amerikan për Europën e Azinë dhe Hoyt Brian Yee, lidhur me ndikimin e Soros në Ballkan:
ROHRABACHER: Një prej çështjeve që kemi dëgjuar dhe që gjendet edhe në një letër të disa senatorëve amerikanë është që George Soros, për të cilin shumë njerëz mendojnë që vepron kundër interesave të Amerikës, aktualisht është shumë i përfshirë në Ballkan. Gjithashtu, rezulton se Soros është i përfshirë edhe në disa programe të shtetit amerikan. Cilat janë këto programe, me të cilët ka bashkëpunuar George Soros? Dhe, a ka qenë një gjë e mirë kjo?
YEE. Zoti Kryetar, së pari dua të theksoj se këto histori, akuzat për përfshirjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur dhe vetë z. Soros në Ballkan, janë shumë të ekzagjeruara. Dhe kjo që po them këtu është ajo që mendon edhe qeveria e Shteteve të Bashkuara, por edhe nga Bashkimi Europian. Me fjalë të tjera, ne nuk jemi nën ndikimin e asnjë personi apo institucioni, as nën ndikimin e z. Soros dhe të askujt tjetër. E kundërta është e vërtetë. Ka disa OJQ dhe organizata të tjera që mbështesin atë që BE dhe SHBA promovojnë, sa u përket avancimit të reformave, forcimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit, forcimin e lirisë së medias, forcimin e pavarësisë së gjyqësorit, forcimin e shoqërisë civile. Të gjitha këto janë prioritetet e komunitetit ndërkombëtar, të udhëhequra nga BE dhe SHBA.

Në shumë vite, ne kemi pasur mbështetjen e Fondacionit Shoqëria e Hapur në Ballkan, kryesisht në fushën e forcimit të shoqërisë civile, në forcimin e rolit të qytetarëve si kontribuues të stabilitetit, në kontributin për realizimin e reformave, të cilat ne i mendojnë të rëndësishme.
Pra, ka pasur disa bashkëpunime. Ka pasur disa raste kur BE dhe SHBA kanë mbështetur Fondacionin
Shoqëria e Hapur në vite të ndryshme për promovimin e disa projekteve. Por kjo mbështetje ka qenë shumë më e vogël se sa mendojnë sot disa njerëz, të cilët qarkullojnë mendimet se influenca e z. Soros ka qenë disproporcionale.
Mr. ROHRABACHER. Pra, ju po konfirmoni se ka pasur disa bashkëpunime me projektet e Xhorxh Soros, por që po ekzagjerohet lidhur me influencën që ka pasur organizata e Sorosit?
Mr. YEE. Po, kjo është.
Mr. CICILLINE (kongresmen) Z. Yee. A keni diskutuar ju direkt me Sekretarin e Shtetit, Tillerson, lidhur me strategjinë për Ballkanin?
Mr. YEE. Faleminderit për përgjigjen. Unë nuk kam diskutuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë me Sekretarin Tillerson lidhur me strategjinë tonë në Ballkan. Gjithësesi, këto gjëra i kam diskutuar me zyrtarë të niveleve të ndryshme në Departamentin e Shtetit.

kongresi amerikan 1

Exit mobile version