Dëbora bllokon 600 banorë të fshatit Ketë në Klos

Rreth 600 banorë të fshatit Ketë në Bashkinë e Klosit prej 5 ditësh janë të izoluar si pasojë e dëmtimit të rrugës që lidh këtë fshat me Klosin dhe me Tiranën. Trashësia e dëborës në disa fshatra në Njësinë e Lurës në Dibër ka shkuar deri në 40 cm. Po ashtu ka edhe bllokime të fshatrave si pasojë e shembjes së rrugëve. Fshati Ketë është në Njësinë Administrative Dibër, ngjitur me Tiranën.
Ndërkohë në lartësitë mbi 1000 m trashësia e dëborës shkon deri në 50 cm. Reth 1000 banorë në Njësinë Administrative Muhurr në Bashkine e Dibrës janë pa ujë të pijshem si pasojë e dëmtimit të tubacionit kryesor të ujësjellësit.

 

Artikulli paraprakRrëshkitjet e tokës në Gjirokastër rrezikojnë 16 shtëpi
Artikulli tjetërProkuroria do verifikojë dëmshpërblimet nga përmbytjet e 2015-ës