Debutim dinjitoz i Kumbullës, mbrojtësi shqiptar impresionon tifozët e Espanjolit

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla, debutoi mbrëmjen e djeshme me fanellën e Espanjollit në duelin ndaj Real Sociedadit, të vlefshëm për javën e dytë të La Ligës. 

 

Edhe pse skuadra e Kumbullës, u mposht me rezultatin 0-1, pas golit të Kubos në minutën e 80-të, mbrojtësi shqiptar, ishte një nga futbollistët më të spikatur në fushë, teksa impresionoi tifozët e Espanjolit, me debutimin e tij dinjitoz.

komentet

Kjo gjë u pasqyrua edhe nga komentet e shumta pozitive që fansat e Espanjolit bënë në rrjetet sociale, duke evidentuar Kumbullën si një nga më të mirët në fushë për skuadrën vendase së bashku me mesfushorin Kral. 

kumbulla2

24-vjeçari shqiptar bëri diferencën në raport me mbrojtësit e tjetër të Espanjolit.  Duelin e radhës skuadra e Kumbullës do e luajë në transfertë ndaj Atletiko Madridit.  

kumbulla3

 

Artikulli paraprakTentoi të hidhej nga ura në lumin Buna për t’u vetëmytur
Artikulli tjetërArrestohet në një aeroport në Francë themeluesi i Telegram, Pavel Durov