Dedaj: Jeta parlamentare në Shqipëri pothuajse nuk ekziston fare

Kryeredaktori i Liberale.al, Reldar Dedaj ishte i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në Ora News ku u diskutua për bojkotin e opozitës në Kuvend. Dedaj u shpreh se jeta parlamentare në Shqipëri pothuajse nuk ekziston fare dhe se opozitës nuk i ka ngelur rrugë tjetër.

“Politika njef edhe akte të tilla por madje cdo akt nëse legjitimohet ka funksionalitet vepron. Nuk e di sa do të arrijë me këtë lloj. Unë e shof të vetmen rrugë, nuk i ka ngelur rrugë tjetër opozitës.

Madje ajo cfarë është për tu evidentuar është se jeta parlamentare në Shqipëri pothuajse nuk ekziston fare. Këtu kemi një qeverisje një parlament që është shndërruar në noter të qeverisë. Nuk vepron, nuk bën jetën e tij parlamentare.

Deputetët e opozitës kanë të drejtë kur futen në të tillë roli. Pamjet nuk janë dinjitoze. Aksionet opozitare lidhen shumë me kartën morale”, tha ndër të tjera Dedaj.

Artikulli paraprakOKB: Gaza është bërë një “varrezë” për mijëra fëmijë
Artikulli tjetërHaklaj në Repolitix: Metës e Kryemadhit i është revokuar viza amerikane! Ish-presidenti shumë afër ‘non gratës’! Kthupi: Për CEZ-DIA-n mund të hetohet edhe Berisha