Deep State amerikan midis teorive konspirative dhe kontrollit të pushtetit

Rëndom jemi mësuar ta mendojmë Deep State si diçka të “errët”, një qeveri hije që manovron fijet e pushtetit prapa kuintave. Lobe, masoneri dhe aparate kontrolli që vendosin jetët tona jashtë lojës demokratike. Sidomos në Shtetet e Bashkuara, koncepti i Deep State ka konture polarizuese në nivel politik: republikanët shfrytëzojnë prej vitesh idenë e Deep State për të akuzuar demokratët se veprojnë prapa krahëve të popullit amerikan duke e penguar GOP – Grand Old Party, një term me të cilin quhet Partia Republikane – që të shprehë vullnetin popullor. Jo vetëm Qanon: edhe për republikanët, Partia Demokrate është pikërisht një shprehje e Deep State, një elitë antipopullore që realizon vetëm interesat e saj.

Një ide që ka ngjitur në bazën republikane edhe për shkak të etosit tipik amerikan: amerikanët ushqehen gjithmonë nga pulsione antistataliste dhe antiqeveritare (anipse era po ndryshon). Ideja e një megaaparati kontrolli ka funksionuar dhe vazhdon të funksionojë shumë mirë në nivel propagandistik. I famshëm rasti i zgjedhjeve të fundit presidenciale e nëntorit të kaluar: akuza për mashtrim e avancuar nga Trump dhe nga GOP shkonte pikërisht në drejtimin e j’accuse kundrejt demokratëve, që nëpërmjet kontrollit të aparateve nga ana e tyre, e kanë përmbysur ilegalisht rezultatin e votimeve. Qysh më 2016, të nesërmen e e zgjedhjeve që dhanë Trump si President i Shteteve të Bashkuara, një prej akuzave më të shpeshta ndaj Hillary Clinton ishte pikërisht ajo e të qënit pjesë e establishmentit kundër interesave të popullit (një mënyrë e maskuar, por jo edhe aq, që të flitej për Deep State).

Çfarë është vërtet Deep State
Përtej teorive konspiracionist, çfarë nënkuptojmë realisht kur flasim për “Deep State”? faktikisht, një gjë të vërtetë në teorinë e “qeverisë hije” ka, ama vetëm në konceptin e megaaparatit. Deep State i janë vënë shumë përkufizime, por të gjitha dakordësuese se bëhet fjalë për një ushtri me “civil servants” – 9 milion në nivel federal, 6% e krahut të punës së përgjithshëm, dhe 16 milion në rast se përfshihen edhe ata shtetërorë dhe lokalë – funksionarët shtetërorë që punojnë në nivele të ndryshme të burokracisë amerikane. Shembulli më ekzaltues është Pentagonit: me 3 milion punonjësit e tij, është punëdhënësi më i madh i botës. Janë funksionarë që punojnë në agjencitë e sigurisë federale, të tilla si CIA (Central Intelligence Agency) apo FBI (Federal Bureau of Investigation), si asistentë parlamentarë apo në komisionet e Kongresit, në administratat shtetërore që i referohen qeverisë federale, në gjykata. Në kontrast me teorinë konspiracioniste, megjithëse duke mos punuar gjithmonë në dritën e diellit, Deep State nuk ka qenë kurrë sekret.

Për hir të së vërtetës, origjina e termit Deep State shkon në një kontekst ekstra – amerikan. Faktikisht, Deep State është përkthimi gjuhësor i derin devlet, një shprehje turqisht që në Turqi tregon qeverinë sekrete e lidhur me pushtetin industrial dhe atë financiar të devijuar dhe me organizatat kriminale. Është një term që shpesh shoqërohet me vende autokratike, si Egjipti dhe, pikërisht, Turqia, ku në realitet Deep State përkon me qeverinë kombëtare. Për këtë arësye, shprehja është kritikuar në Shtetet e Bashkuara për shkak të ngarkesës negative të saj. Në Shtetet e Bashkuara origjina e megaaparatit i përket 1871, vitit në të cilin u fut ideja e krijimit të një shërbimi civil “jopolitik”, i propozuar nga Carl Schurz (një gjeneral me origjinë gjermane), me objektiv përballimin e masës së madhe të ligjeve, procedurave, burokracive me të cilën qeveria federale do të përballej gjatë viteve në vazhdim. Por mbi të gjitha ideja themelore ishte ajo e dhënies një vizion afatgjatë politikës amerikane, nga momenti që presidentët qëndronin në pushtet për 4 apo 8 vjet. Gjithashtu, bëhej fjalë edhe për të kufizuar pushtetin e vetë presidentit: krijimin e një pushteti teknokratik dhe, për pasojë, i çliruar nga logjika të brendshme partiake, duhej të ishte një garanci stabiliteti. Më përpara akoma, pjesa më e madhe e funksionarëve federalë emëroheshin drejtpërsëdrejti nga presidenti në fuqi.

E mira dhe e keqja e Shteteve të Bashkuara
Në rast se është e vërtetë që intuita rezultoi e vërtetë, sepse nga aty e prapa qeveria federale do të duhej të kishte të bënte me një kompleksitet gjithnjë e në rritje, nga njëra anë kjo ka sjellë edhe një problem jo pak të rëndësishëm për presidentët amerikane. Trump nuk ka qenë presidenti i vetëm që është ankuar për Deep State. E ka bërë edhe Obama kur ankohej se Pentagoni e detyroi që të dërgojë trupa të tjerë në Afganistan apo deri edhe Reagan kur tha se Deep State po frenonte betejën kundër komunistëve. Në vitet e luftës kundër terrorizmit, pas atentatit ndaj Kullave Binjake të 11 shtatorit 2001, aparati ushtarak amerikan, pjesa më konsistente e Deep State, u rrit më tej. U derdhën triliona dollarë në Homeland Security (departamentin e antiterrorizmit), agjencitë e sigurisë u shtuan deri sa u bënë 17 dhe pushteti i CIA, i FBI dhe i NSA u rrit. Edhe pse Deep State është një term shpesh i gjykuar si devijues dhe në thelb negativ, ekziston kështu një qeveri administrative (kryesisht ushtarake) që bashkëjeton me qeverinë politike.

Bëhet fjalë për një aparat që nuk kufizohet vetëm në menaxhimin e impiantit burokratik amerikan, por që influencon (dhe shpesh përcakton) drejtimet politike të vendit. Në mënyrë të veçantë, e bën për politikën e jashtme: në Deep State ka mijëra të rinj prantikantë që fillojnë kur janë më shumë se 20 vjeç të punojnë si asistentë në Kongres apo në agjencitë federale dhe që më pas avancojnë gjatë gjithë jetës. Kështu që personeli i këtyre agjencive përcakton harkun jetësor të strategjive të vetë agjencive. CIA, FBI dhe aparatet e tjera federale i adresojnë politikat e tyre në intervale kohore prej 30 – 40 vjetësh, më shumë si ai i administratave presidenciale. Faktikisht politika jo gjithmonë përkuese me ato të ekzekutivit: për shkak të stabilitetit që janë hartuar të garantojn, duhet të shmangin që vendi të mos ketë një strategji afatgjatë (që në rastin e ndryshimit të partisë në presidencë mund të ndryshojë). Kështu që politika e jashtme amerikane varet fuqimisht nga vullneti i aparateve.

Presidenti kundër Deep State
Është parë me Donald Trump, kur ka provuar të afrohet me Rusinë. Gjithmonë në kërkim të një raporti më të ngushtë me Kremlinin, ish presidenti amerikan ka tentuar më kot që të vendosë një pikë kontakti me Vladimir Putinin. Aparatet amerikane, ende kujtues të Luftës së Ftohtë me ish Bashkimin Sovjetik, ja kanë penguar. Sidomos në frontin e politikës së jashtme, Trump ka qenë presidenti që ka pasur më shumë mosmarrëveshje me Deep State. Agjencitë federale e kanë akuzuar shumë herë se ka dobësuar aleancën e NATO, si edhe raportet me aleatët aziatikë përgjatë brigjeve të Paqësorit dhe se ka ndëmarrë një betejë kundër shkencës që prë Shtetet e Bashkuara ka përfaqësuar gjithmonë një kufi supremacie gjeopolitike. Tani edhe Biden që, pavarësisht deklarimeve në ajër lidhur me Putin (e ka quajtur “vrasës”), ka tentuar një afrim me Rusinë. Një lëvizje që do t’i konvenionte Moskës, për të dalë nga izolimi dhe nga aleanca e papritur me Kinën, që Pentagoni vazhdon ta pengojë.

Lidhur me Kinë politika e presidentëve amerikane konvergjon me strategjinë e aparateve. Parashikimet e politikëbërësve amerikanë (dhe të pjesës së mirë të think tank të politikës ndërkombëtare) e japin Kinën në pragun e tejkalimit të Shteteve të Bashkuara në planin e supremacisë gjeopolitike. Një tejkalim që mund të ndodhë pas shumë dekadash, por që duket e pashmangshme. Në planin ekonomik do të duhej të verifikohej qysh brenda 2030, kurse në planin politik dhe teknologjik duket ende larg. Pikërisht prej rrezikut të rivalit kinez, Joe Biden ka shfrytëzuar rastin e G7 në Cornwall e fillimqershorit për të riforcuar aleancat me vendet e NATO në funksion antikinez, për të riparuar fërkimet midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian me Trump në administratën e mëparshme.

Deep State në të ardhmen e Shteteve të Bashkuara
Një investigim lidhur me opinionet e popullit amerikan ka treguar sesi shumica beson se ekziston një grup ofiqarësh dhe funksionarësh jo të zgjedhur që influencon fshehurazi politikën amerikane dhe 80% beson se agjencitë federale fshehurazi monitorojnë jetët e tyre, edhe pse vetëm 27% beson në ekzistencën e Deep State kështu siç shpjegohet në këtë artikull. Shtetet e Bashkuara janë paradoksi i një vendi ku populli gjithmonë ka qenë antipatik ndaj Big Government, por që faktikisht posedon aparatin më të madh burokratik të Perëndimit. Një aparat të cilin duhet ta kenë parasysh mirë të gjithë presidentët: edhe Joe Biden, që megjithëse më në rakordim me agjencitë qeveritare krahasuar me Trump, ka pasur jo pak vështirësi qysh në ditët e para e mandatit të tij lidhur me disa zgjedhje strategjike, si për shembull vonesa e tërheqjes së trupave nga Afganistani.

Aparatet janë ato që u kanë mundësuar Shteteve të Bashkuara që të qeverisin botën në këto 70 vitet e fundit, por edhe sfida më e madhe e politikës, e përfaqësuar nga Kongresi dhe nga Ekzekutivi, kundrejt ushtrisë së teknokratëve dhe fnksionarëve të pranishëm në nyjet e çdo aspekti të jetë administrative amerikane. Një konflikt që është zemra e demokracisë amerikane: Deep State nuk është vetëm një qeveri e madhe administrative, por edhe gardiani i garancive kushtetuese amerikane. Përtej burokracisë, misioni i funksionarëve është ruajtja e stabilitetit demokratik. Më shumë se një teori konspirative, Deep State është mburoja kryesore kundër grushteve të shtetit dhe komploteve potencialë të brendshëm.
(nga Orizzonti Politici)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version