Defektet në linjat elektrike lënë pa drita Durrësin, Lushnjen, Fierin dhe Vlorën

Shkëputja e energjisë elektrike ka prekur disa qytete të Shqipërisë, duke lënë pa furnizim me energji disa zona të mëdha.

Burime bëjnë me dije se qyteti i Durrësit ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një problemi në rrjetin elektrik që ka ndodhur në zonën e Rrashbullit, duke prekur linjë 220kW.

Po ashtu, edhe qytetet e Lushnjës dhe Fierit janë pa energji elektrike, ndërsa situata duket më e rënduar për të gjithë qarkun e Vlorës, që gjithashtu është pa furnizim elektrik.

Artikulli paraprakBatërdia e trarëve
Artikulli tjetërBIRN: Krimi i organizuar ka implikuar nivelet drejtuese të Policisë shqiptare