“Defender 21”/ Nis në Durrës stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor

Ka nisur sot në Shqipëri, me një ceremoni në Portin e Durrësit, stërvitja më e madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë krerët më të lartë të vendit, Presidenti Ilir Meta, Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, të cilët mbajtën fjalën e rastit dhe theksuan rëndësinë e kësja stërvitjeje.

Po ashtu, foli edhe Ambasadorja e SHBA Yuri Kim.

Në ceremoni ishin Gjenerali Tod Wolters, Komandant i Komandës Europiane të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Komandant Suprem i Aleatëve Europian të NATO-s;

Gjenerali Jeffrey Harrigian, Komandant i Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Europë – Forcave Ajrore Afrikë si dhe i Komandës Ajrore Aleate;

Gjenerali Christopher Cavoli, Komandant i Ushtrisë së SHBA në Evropë dhe Afrikë.

Të tre ata janë gjeneralë me katër yje dhe mbërritën në Shqipëri për të asistuar në nisjen e “Defender Europe21”, stërvitjes më të madhe ushtarake në Ballkanin Perëndimor.

 

Artikulli paraprakMaskat terror në Tiranë, goditet dhe grabitet punonjësi i agjensisë së këmbimit valutor
Artikulli tjetërDrejtuesi i Konrad Adenaauer: Dalja para drejtësisë e atyre që blenë votat, prova e fortë për SPAK