Degjenerimi i Parlamentit monist

Nga Bardh SPAHIA

Çdo dite Edi Rama deshmon se parlamentin, organin qe duhet ta kontrolloje e ka thjesht paradhomen e vet. Tallet kur ka nge me deputetet qe i ka te gjithe ne rresht. Por nuk mjafton: tallet edhe me rregulloren kur thirret ne interpelance si minister i jashtem.

Ia delegon Spiropalit!!!! Shkelje e paster e rregullores qe i noterizohet nga komunisti ne krye te kuvendit. Te jesh mbi ligjet e rregullat, njelloj bente Enveri. Ne fakt ate model nuk e zbaton ngado por ua perplas si sfide shqiptareve duke varur fotot e krimineleve te sigurimit ne bulevard, duke ndotur keqazi kontributin e cdo shqiptari qe luftoi e derdhi gjak per clirimin e vendit.

Eksponentet e pasardhesit e diktatures po nderojne ata qe masakruan kete popull, ndersa po instalojne dite pas dite modelin e tyre se nuk pyesin as per ligje e as per rregullore! Kurre si ne keto 6 vjet ky vend nuk ka qene kaq i humbur ne rrugen e tij!

Shteti funksionon sipas orekseve te pushtetit, te kryeministrit ilegjitim. Akoma me turp per deputetet sidomos figurat e PS qe heshtin kur shohin kete situate! Per te tjetet kam thjesht keqardhje se ende nuk e dine se per cfare jane ne ate salle!

#MjerimParlamentiMonist

Artikulli paraprakFermerët flakin perimet në rrugë: Edi Rama ja ku i ke, merri bëji turshi (Video)
Artikulli tjetërMbikalimi që po kthehet në një vendvdekje!