Studentët kanë vijuar edhe sot protestat e tyre, ndonëse me prezencë të shtuar të forcave policore. Megjithëse i gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut dhe të borës, studentët vijojnë bojkoti i mësimit dke u ngujuar në fakultete. Ata u kanë kërkuar pedagogëve që të sensibilizohen me ta dhe të mos zhvillojnë mësim apo të mos marrin mungesa.
Por krahas kësaj kërkese nga studentët, e kundërta ndodh në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, ku Dekani Artur Sula, ka urdhëruar pedagogët që të kthehen në mësim dhe të zhvillojnë orët mësimore.
Në mesazhet e publikuara në rrjetet sociale vihet re përgjigjia e një prej pedagogeve, Mirela Papa, e cila shprehet se ka qenë në mësim me vitin e dytë, por është e pamundur të rrish në klasë.
“Zysha thotë e pamundur të rrish në klasë, po ngrijmë. (Kushte për të cilat protestojnë studentët)
Dekani Artu Sula, që shkruan gjithë gabime…. u thotë që të kthehen në mësim, të mendojnë si për fëmijët e tyre. “E dimë që fëmijët i çoni jashtë me studime, por jeni frikacakë dhe servila të pushtetit.
Po na vunë përpara 2-3 veta më mirë të mos dalim nga SHPIJA”, shprehet një student.