Prej më shumë se një jave, studentët kanë përshkallëzuar protestën e tyre, ku tashmë veç bojkotit të mësimit janë ngujuar në fakultetet përkatëse.
Por ndërsa studentët vijojnë ngujimin e tyre, jo të rralla janë rastet kur u bëhet presion.
Pas Dekanit të Fakultetit Juridik, i cili u denoncua me video teksa debatonte me studentët dhe u bënte atyre presion, një tjetër rast është shënuar në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit.
Dekani i këtij fakulteti Vladi Koliçi, është regjistruar me video, teksa u bën foto studentëve të ngujuar, ndërsa thotë ja të bëj edhe unë një foto. Studentët janë irrituar dhe e kanë nxjerrë jashtë dekanain.
Nga debati duket se shkak ësshë bërë prania e një studenti nga një tjetër Fakultet.