Deklarata antikushtetuese e Edi Ramës

Nga Enriketa Papa

Deklaratat e KM Rama në gazetën New York Times, pa u konsultuar me askënd, përveç ndihmësve të tij, mbi vullnetin e tij, për t’i dhënë sovranitet një shteti fetar bektashi brenda Shqipërisë janë antikushtetuese. Ai është votëbesuar si përfaqësues i gjithë shqiptarëve në mandatin e Kryeministrit, jo si përçarës i qytetarëve dhe nxitës i dasive fetare.
Në KUSHTETUTË sanksionohet që:
“Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë,
– me përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
– me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
– me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
– me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor,
– si dhe për prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin shoqëror, me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar, me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË:
Neni 1
1. Shqipëria është Republikë parlamentare.
2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.

FB IMG 1726989007799

Exit mobile version