Deklarata bombë/Aldo Bare qëroi prokurorin e tij me 300 mijë euro që i çoi Ramës

Ish-Kryeministri Berisha u shpreh gjatë një interviste në Tv Klan se, Aldo Bare dha 300 mijë euro tek Rama që të shkarkonte prokurorin. “Aldo Bare qëroi prokurorin e vet që kërkoi dënim përjetë kundrejt 300 mijë eurove që i çoi Edi Ramës. Në këtë mënyrë Edi Rama ka përkeqësuar kushtet dhe këto mesazhe janë të qarta nga Franca e Holanda. Janë të qarta se me Ramën për herë të tretë bllokohet hapja e negociatave me BE-në’, u shpreh ish-kryeministri Berisha.
Berisha tha më tej se, lufta kundër krimit e korrupsioni, Reforma në Drejtësi, si dhe ajo Zgjedhore janë pengesat për hapjen e negociatave me Shqipërinë, teksa një javë na ndan nga vendimi i Brukselit.
“Gjermania ka vendosur një dekalog kushtesh për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Parlamenti holandez me një term ushtarak urdhëron qeverinë e tij që të bllokojë hapjen e negociatave me Shqipërinë. Franca është absolutisht e prerë me qëndrimin e saj, është kundër hapjes së negociatave”, tha Berisha.
I prerë është edhe për çështjen e emigrantëve, pas të cilës thonë se fshihen interesa të mafias në trafikun e qenieve njerëzore.
“Shqiptarët nuk mund të pranojnë që të shndërrojnë vendin e tyre në një arenë krimi ndërkombëtar gjigand ku flotiljet e mafias shqiptare prej 300 gjerë në 500 anijesh të shpejta, të fillojnë transportin dhe mbytjen e tyre në det për qëllime pasurimi. Kjo është e vërteta, por unë kam besim se udhëheqësit europianë nuk kanë harruar premtimin e Edi Ramës për armët kimike. Të njëjtin fat do ketë”.
Më së shumti e shqetëson marrëveshja e detit me Greqinë, të cilën e sheh si copëtimin e dytë që i bëhet trojeve shqiptare.
“Kjo që po gatuan Edi Rama me ditëzi Bushatin është një copëtim i ri i trojeve shqiptare, e cila mund të ndezë flakët e një konflikti ballkanik po u ec në këtë mënyrë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakRama ndez revoltën në Kukës, çon dy ministra për të prezantuar taksën në “Rruga e Kombit”
Artikulli tjetërKushtet e reja për Shqipërinë, zbardhet rezoluta e Gjermanisë