Deklarata e Borrell: Rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë ose verë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka deklaruar se rezultati i luftës në Ukrainë do të vendoset këtë pranverë ose verë.

 

Këtë deklaratë shefi i diplomacisë së BE-së e ka dhënë të enjten pas takimeve që ka realizuar në Uashington, raportoi Reuters.

Duke bërë thirrje për mbështetje të qëndrueshme për Ukrainën mes dyshimeve për vazhdimin e ndihmës ushtarake të SHBA-së për Kievin, Borrelli ka thënë se Ukraina “nuk mund të pres deri në rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në nëntor”.

Ndryshe nga deklarimet e Borrellit, ekspertët ndërkombëtarë të sigurisë kanë thënë se presin ofensivë të madhe ruse këtë verë.

Artikulli paraprakArrestimi i krahut të djathtë të Belinda Ballukut, gazetarja zbardh skemën e kreut të ARRSH: SPAK po heton edhe ministren e Infrastrukturës!
Artikulli tjetërKomisioni Parlamentar do monitorojë SPAK-un? Ja si përgjigjet Altin Dumani