Lionel Messi kishte mundësinë t’i jepte Argjentinës fitoren në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018 kundër Islandës, por humbi penalltinë e akorduar pas një ore lojë dhe kësisoj skuadra e Jorge Sampaoli nuk mund të shkojë përtej barazimit 1-1. Messi e fitoi penalltinë, por goditja e tij u prit nga portieri Hannes Halldorsson.
Pas ndeshjes, numri 10 deklaroi: “U lodhëm shumë me synimin për të ndërtuar raste për shënim. Tani duhet të fitojmë ndaj Kroacisë. Kemi qenë superiorë ndaj Islandës, e provuam në të gjitha mënyrat për të fituar ndeshjes, por nuk mjaftoi”.
I pyetur për gabimin nga pika e bardhë, Messi shtoi: “Humbja e penalltisë ka qenë e dhimbshme. Nuk duhet të dëshpërohemi, e dinim që nuk do të ishte e lehtë. Jemi të mërzitur sepse meritonim të fitonim, por është e qartë se kemi mundësinë të kualifikohemi në dy ndeshjet e tjera në grup”.
Sampaoli, pas barazimit: Mund të fitojmë Botërorin
Argjentina është ndalur nga Islanda në barazimin 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018, pasi Lionel Messi humbi një penallti.
Jorge Sampaoli, trajneri i “çelstëve”, në fund të ndeshjes deklaroi: “Messi nuk ishte në kushtet më të mira sepse Islanda mbrohej me shumë futbollistë. Nuk arriti të gjejë hapësirat për të cilat ka nevojë që të tregojë aftësitë e tij.”
Më pas, trajneri shtoi: “Pavarësisht nga ky besim ne besojmë te vetja jonë, besojmë se kemi mundësinë që mund të fitojnë trofeun. Ne e dimë se Messi nuk është fajtori për këtë barazim. Do të nxjerrim mësime nga gabimet që bëmë sot. Mund të fitojmë ndaj kujtdo”.