Yuri KIM
Është një nder i veçantë që të paraqitem para jush si e nominuara e presidentit Donald Trump për ambasadoren e radhës në Shqipëri. I jam mirënjohëse presidentit dhe sekretarit Pompeo për besimin që më kanë dhënë.
Nëse konfirmohem, do jem e para koreano-amerikane grua që do të përfaqësoj kombin tonë të madh si ambasadore. Unë do jem po ashtu e para ambasadore nga 6 duke më ndjekur nga Guam apo kudo që do jenë.
Për më shumë se dy dekada, kam pasur privilegjin që t’i shërbej vendit tim si oficere e shërbimit të jashtëm. Nga Pekini në Bagdad, por edhe në vendet e ndërmjetme, kam kërkuar që të siguroj se Shtetet e Bashkuara do mbeten të forta dhe të sigurta; që populli ynë dhe biznesi ynë të lulëzojë; dhe që ne të sigurojmë vazhdimësinë e institucioneve dhe rregullave që kanë garantuar paqe dhe prosperitetin e Amerikës gjatë shekullit të kaluar.
Nëse konfirmohem, mezi pres që të vazhdoj këto përpjekje duke forcuar më tej marrëdhëniet tashmë të forta dhe produktive me Shqipërinë.
Pak miq e kanë përqafuar më ngrohtësisht- sondazh pas sondazhi tregon se mbështetja e shqiptarëve për Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet ndër më të lartat në botë.
Pak aleatë kanë qenë më besnikë- trupat shqiptare kanë qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje, etj. Dhe pak partnerë janë po aq të gatshëm për të bërë më shumë me Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi një mik të fortë dhe besnik në Shqipëri dhe është e domosdoshme që ne të ruajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërisht përballë sfidave strategjike për interesat, vlerat dhe institucionet tona të përbashkëta.
Nëse konfirmohem, do të avancoj këto tre prioritete: Së pari do të inkurajoj Shqipërinë që të ruajë kursin e saj të qëndrueshëm për të arritur 2 për qind të investimeve prej 2 për qind për mbrojtjen, në mënyrë që Shqipëria të jetë një aleat edhe më i fortë dhe më i zoti.
Që kur Shqipëria u anëtarësua në NATO në vitin 2009, ushtarët shqiptarë kanë luftuar krah për krah me trupat amerikanë.
Në Afganistan, shqiptarët kanë qenë me ne duke këshilluar dhe stërvitur trupat afgane. Shqipëria ka qenë gjithashtu një partner i besueshëm në Koalicionin Global për mposhtjen e ISIS. Veprimet e Shqipërisë tregojnë se jo vetëm që vlerëson përfitimet e NATO-s, por edhe pranon përgjegjësitë e anëtarësimit.
Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në mënyrë të menjëhershme do të nxis drejtuesit e Shqipërisë që të zgjidhin ngërçin politik aktual në mënyrë që të përforcohet kërkesa e pranimit të Shqipërisë në BE dhe të përmirësohet pozicioni i Shqipërisë për të pasur sukses gjatë mandatit të saj si kryetare e OSBE-së në vitin 2020.
Aspiratat e Shqipërisë për në BE- dhe reformat që sjellin ato- do të sjellin më shumë prosperitet dhe stabilitet për vendin dhe rajonin dhe do e bëjnë Shqipërinë një aleat më të fortë dhe më të aftë për Shtetet e Bashkuara.
Në mënyrë më thelbësore, do të forcoj ndihmën e huaj dhe diplomatike për të forcuar sundimin e ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të inkurajojnë Shqipërinë për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të vazhduar vetingun e gjykatësve dhe prokurorëve si dhe për të krijuar SPAK dhe BKH.
Gjithashtu do të dyfishoj angazhimin dhe ndihmën teknike amerikane për hetimin, ndjekjen penale dhe ndëshkimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar transnacional.
Së treti, unë do të vazhdoj të punoj për të promovuar eksportet e SHBA dhe investimet e SHBA në Shqipëri, në mënyrë që të siguroj mundësinë për SHBA, por edhe për qytetarët shqiptarë, që të krijojnë vende pune në të dy vendet.
Investimet amerikane kërkojnë një klimë mikpritëse biznesi dhe një fushë të barabartë loje për kompanitë dhe investitorët tanë. Në këtë drejtim, do të nënvizoja atë besim në sundimin e ligjit dhe transparencën si thelbësore.
Ndërsa ndjekim përparësitë tona, do të bëj çmos për të menaxhuar dhe ruajtur burimet tona jashtë vendit, veçanërisht burimin tonë më të rëndësishëm; punonjësit e dedikuar të ambasadës sonë. Puna e madhe dhe përkushtimi i tyre janë thelbësore për të arritur qëllimet e Shteteve të Bashkuara dhe popullit amerikan.
Ne i detyrohemi vetes që të kujdesemi për njerëzit tanë, dhe të sigurojmë që ata janë të sigurt, dhe të ofrojmë mbështetje dhe burimet e nevojshme që ata të kenë sukses në emër të kombit tonë.
Nëse konfirmohem, mezi pres të avancoj interesat e SHBA duke punuar së bashku me Kongresin dhe këtë Komision për të vazhduar forcimin e lidhjeve tona të forta me qeverinë dhe popullin shqiptar.
*Fjala e mbajtur nga e nominuara si ambasadore e SHBA në Shqipëri, në Uashington përpara Komisionit të Senatit për Punët e Jashtme në një seancë për konfirmimin e saj.