Anëtari i kryesisë së PD-së, Azgan Haklaj, gjatë intervistës së tij në Report TV, mes të tjerash, u shpreh se për të mbijetuar politikisht, Sali Berishës do t’i duhet të futet në koliben e Kujtim Gjuzit.
“Berisha ka vetëm një lëvizje për të mbijetuar, koliben e Kujtim Gjuzit. Misioni i PD me partnerët ndërkombëtarë është kthimi i institucionit të votës së lirë përmes reformës zgjedhore. E kemi dorëzuar projektin, me pikat kryesore të listave të hapura, votimi i diasporës, votim elektronik dhe numërim elektronik”.