Deklarata e fortë e Bashës në Londër: Për demokraci janë këputur koka mbretërish

Per demokraci janë këputur koka mbreterish dhe këtu në Londër e dini më mirë se kushdo. Sa herë që monarku futet në parlament për të mbajtur fjalën e saj, i përplaset dera e dhomës së komuneve në fytyrë, për t’i kujtuar në mënyrë simbolike se ai nuk mund të ketë çdo pushtet në dore, garancia për drejtesinë që funksion për të gjithë njësoj nëse janë aristokratë apo refugjatë.

Ligji eshte i barabartë për të gjithë. Prandaj, shqiptarët ia dalin të ndërtojnë në një kohë të shkurtër jetë shumë më të mirë në Angli se në shtëpi. Një qeveri që punon kundër qytetarëve bie. Ky është kufiri që ndan lirinë nga tirania, ku qeveria ka frikë popullin, opinionin publik.

Ndersa në Shqipëri është frika dhe terrori si mënyrë synimi. Baza e kësaj janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pa pasur një parlament që është peng i votës së lirë jo i kriminelëve, nuk ka zhvillim ekonomik, mundësi të barabarta për të gjithë.

Artikulli paraprakBasha në Londër: Në Shqipëri zien vullkani i zemërimit kundër qeverisë, kryeministri merr viza nga hunda…
Artikulli tjetër10 pyetje Edi Ramës për…