Kryetari i PD, Basha deklaroi sot se këmbëngulja e Ramës për të çuar vendin drejt zgjedhjeve të 30 Qershorit ka vetëm një prapaskenë dhe këto janë negociatat e fundit që ai po bën me faktorë të ndryshëm që të shpëtoje vetën. “Rama po kërkon të negociojë të shpëtojë kokën e tij. Na pret çurja deri në fund e betejës”, tha Basha.
Basha deklaroi më tej se, qëllimi i mocionit për debat të PS në Kuvend kundër Presidentit Ilir Meta sot ka vetëm një qëllim, të çfokusojë vëmendjen e opinionit publik.
“Edi Rama ka vënë në skenë teatrin e shkarkimit të Presidentit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të 30 qershorit. E gjithë llogorja e sotme ka vetëm një qëllim, të çfokusojë vëmendjen tuaj, vëmendjen e opinionit publik nga fakti që ne kemi në krye të vendit dikë që është kapur me presh në duar, një njeri që ka ardhur në pushtet me ndihmën e krimit të organizuar.
Mos kini asnjë iluzion: farsa e sotme që u nis me shkarkimin e Presidenti, por vazhdon me një Rezolutë qortim apo pendim të Ramës është pjesë e këtij teatri kur Rama ju ka zhytur ju, studentët, pedagogët, artistët, pedagogët dhe vogëlushët shqiptarë. Ka nevojë të largojë vëmendjen nga fakti që është kapur duke vjedhur zgjedhjet dhe paratë tuaja, për t’ua dhënë atyre një grushti njerëzisht”, u shpreh Basha.