Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dhënë pretencën ditën e sotme për 3 të akuzuarit e trafikut, të sasisë së konsiderueshme, prej 613 kilogramë kokainë, të kapur në portin e Durrësit.
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 21 vite burg për biznesmenin Arbër Çekajn, administratori i “Arbi Garden”, i akuzuar për trafikimin e 613 kilogramëve, për Donaldo Lushaj 16 vjet burg dhe për Armando Pezakun 13 vite burg.
Por në deklaratat e tij Cekaj nuk e pranon akuzën. Madje ai ka hedhur akuza për një grup tjetër kriminal që fhsihet pas tij, por pa përmendur emra.