Gazetarja Klodiana Lala, gjatë një debati në emisionin Opinion, ka treguar se në resortin “Golden” në Shijak, ku dyshohet se u mbajt peng 49-vjeçari Jan Prenga, janë kryer mbi 10 mijë përgjime, si pjesë e dosjes 339.
“Janë përgjuar ministra deputetë… Janë bërë mbi 10 mijë përgjime ambientale tek ai resort, për dosjen 339. Tek ky resort përgjimet ambientale nxjerrin dhe disa persona të tjerë. Që janë nga zona e Durrësit, me rezultojnë me mbiemrin Shehu. Por nuk mund të them më shumë detaje, pa u siguruar”, tha gazetarja.
Resorti në fjalë është objekti i parë që u vendos nën sekuestro nga policia në kuadër të operacionit anti-KÇK.
“Dritani Rexhepi me grupin e vet arrinte të siguronte sasi të mëdha kokaine të cilat financoheshin nga grupe kriminale shqiptare dhe mendohet se është Gentian Doçi njëri nga financuesit e rreth 300 kg kokaine. Gentian Doçi është nga Dukagjini, është një ndër familjet më të forta në zonën e Shkodrës.
Ky është personi që ka financuar lëndën, pra e kanë financuar disa grupe njëherazi por grupi kryesor drejtohej nga Gentian Doçi. Astrit Prenga përgjohet duke folur me Gantian Doçin dhe i thotë më thuaj ku është im vëlla, dhe ai i thotë, ti e di fort mirë ku e ke vëllain sepse ti më ke prekë mallin. Në përgjime të paktën del kjo gjë”, tha më tej gazetarja.