Burgjet shqiptare janë kthyer në treg të vrasësve me pagesë. Deklarata e fortë u bë në studion e Ditarit ën A2 CNN nga gazetari Julian Kasapi, sipas të cilit ky fenomen është një kambanë alarmi për prokuroritë.
“Kambanë alarmi për fenomenin. Veç historive të tilla në burgjet shqiptare kur disa të burgosur arritën të arratisen burgjet shqiptare janë kthyer në treg të vrasësve me pagesë. Kanë përfunduar aty të dënuar për vjedhje dhe dalin si vrasës me pagesë. Kjo duhet të shërbejë si kambanë alarmi jo vetëm për drejtuesit, por edhe për hetimin dhe prokuroritë. Marr shkak edhe nga histori të vjetra kur disa persona që kanë qenë në burg jo për vepra penale por nga brenda burgut kreu bënte porositë këtyre personave të cilët kryenin vrasje. Duhet të shihen me më shumë kujdes dhe kanë ndodhur prej vitesh në Shqipëri”.
Gazetari sjell në vëmendje një deklaratë paralajmëruese të ish-drejtorit të burgjeve Agim Ismaili në vitin 2019 kur tha se po porositen vrasje brenda burgjeve
“Në vitin 2019 ish drejtori i burgjeve në atë kohë Ismaili i cili në Komisionin e Sigurisë ka thënë që po porositen vrasje brenda burgjeve dhe kërkoi hetime të shumta sa i përket prokurorisë dhe kur porositen vrasje brenda burgjeve, porositen edhe brenda burgjeve nga jashtë”.