Deklarata e fortë e Haradinajt: Me Edi Ramën Shqipëria nuk anëtarësohet në BE

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i kërkon Edi Ramës të mos përzihet më tepër se ç’i takon me punët e Kosovës. Haradinaj tha më tej për Klan Kosova se, me Edi Ramën Shqipëria nuk anëtarësohet në BE.
‘Po e kisha lut zotin Rama të rrijë në përgjegjësi të veta. Edhe ai sa Shqipëri sa… kur t’i lypim ndihmë le t’na ndihmon, por përgjegjësia e tij është Shqipëria në këtë rast.
Mos t’i japë vetes më shumë ngarkesë se edhe na jem ktu’, u shpreh Haradinaj për Klan Kosova.
Sipas Haradinajt, nëse Brukseli dyshon se Rama farovizon ndarjen e Kosovës, rrezikon vendosjen e Shqipërisë në plan të mirë me BE-në, ku rrezikohen negociatat dhe jo vetëm.
Sa i përket presionit për heqjen e taksës 100% që i është vendosur mallrave serbe, Ramush Haradinaj duket i palëkundur.
Kundërshtarët e kësaj takse Haradinaj i sfidoi t’i zënë vendin si kryeministër. Ai përsëriti premtimin se përsa kohë të jetë kryeministër i Kosovës, taksa 100% ndaj mallrave serbe nuk do të hiqet.

Artikulli paraprakPD: Qytetarët do të heqin çdo pengesë, Rama do të përgjigjet për skenarin…
Artikulli tjetërTerritore apo treg në këmbim të njohjes?! Kjo është çeshtja!