Deklarata e fortë e ish-deputetit: Lleshi ka grabitur tokën e shtetit në Maminas

Ish-deputeti Klevis Balliu bëri një denoncim të fortë mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, babait dhe vëllait të tij.

Balliu tha se, ata kanë grabitur tokë shteti në Maminas. Për këtë Balliu tha se ka edhe prova ku tregoi edhe disa dokumenta që vërtetojnë sipas tij tjetërsimin e pronës shtetërore në tokë private në vitin 2015.

“Njeriu që hodhi gaz lotsjellës, është hajduti më i madh bashkë me babain dhe Vëllain e vet. Kjo është tapia që ka Sandër Lleshaj në një tokë në Maminas, e bërë me qeverinë e Edi Ramës.

Lleshaj ka pasur 1000 m2, është tokë e shtetit. Ky e ka bërë në 2015, nuk e di e ka bërë rrush apo hashash se ka qenë edhe koha e kanabisit.

Njëra nga pasuritë e Sandër Lleshajt është 24 km nga Astiri që është një grabitje, i quan banorët e Astirit uzurpues, ky është uzurpues për vete.

Për tokën që ka Sandër Lleshaj, vëllai i tij Ndue Lleshaj, ja ku e keni, tokë shteti shkruhet. Në Astir po bëhen kulla, në vendet ku po shemben banesat e banorëve”, tha ish-deputeti.

policia

Lleshaj protesta

Artikulli paraprakBasha në Urën Vajgurore
Artikulli tjetërMeta: Parlamenti shpërndahet me një dekret!