Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ish-ministri Petrit Vasili e ka cilësuar Komisionin Qëndror Zgjedhor si gropë mbeturinash që riciklon plehrat e Edi Ramës, kjo pas vendimeve të fundit të KQZ-së që duket hapur që është futur në tutelën e Ramës.
Vasili shkruan më tej se kjo KQZ regjistron dhe ç’regjistron sipas urdhërave të Edi Ramës, këdo që ajo do, mjafton tu fishkëllejë Rama.
Postimi i plotë i Vasilit
KQZ-ja si gropë mbeturinash, që riciklon plehrat e Edi Ramës!!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në çdo veprim e qëndrim po dhunon ligjin sheshit dhe pacipësisht.
Regjistron gjithfarë partish deputetësh, kandidatë për kryetarë bashkie e për këshilla.
I regjistron në drekë i ç’rregjistron në darkë.
I fut me dokumenta pa dokumenta, me dokumenta të fallsifikuara dhe me dokumente të supozuara.
Çdo lloj mbeturine politike mund të hyjë atje pa u tutur hiç si në një fushë mbeturinash. Në fakt edhe këto të fundit kanë me shumë rregulla.
Matufet e Edi Ramës në KQZ, mjafton që ai tu fishkëllejë dhe ata sulen si qeni pas sallamit që të përmbushin çdo skizofreni të tij.
KQZ nuk ka parë ditë më të zeza as në ditët më tragjike të ndryshimit të sistemeve.
Çdo veprim i saj dhe i anëtarëve të KQZ është në sytë e të gjithë shqiptarëve.
Është e sigurtë që ata që marrin këto vendime duke dhunuar hapur ligjin do të goditen rreptë nesër nga drejtësia, askush nuk do ti falë sepse asgjë nuk harrohet….
Këta anëtare të KQZ do t’ju njihet vetëm një “merite”, ajo që e shndërruan KQZ në një gropë mbeturinash ku riciklohen mbeturinat e Edi Ramës.