Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nga foltorja e Kuvendit është shprehur se pengesa kryesore e Vettingut në politikë është kryeministri Edi Rama, të cilin e cilësoi peng të spaçatoreve, ndërsa shtoi që përfundimi i tij është gijotina e SPAK. Aju u shpreh se, gjyqtarë dhe prokurorë I kanë dhënë bakshish Ulsi Manjës për Vettingun.
“Të nderuar qytetarë, studentë, prindër të studentëve dhe të nderuar oligarkë. Në fakt nuk kam ndonjë shpresë që Vettingu në politikë të pranohet sepse si mund të pranojë Edi Rama, të betohet sepse i bie pa miratuar akoma pa u futur akoma të largohet.
Si mund të pranojnë deputetë apo edhe ministrja në momentin që ky ligj hy në fuqi, jo vetëm dalin nga politika, por shkojnë në bankën e të akuzuarve. Si mund të pranojë Damian Gjiknuri vettingun në politikë, ku duhet të japë llogari për falsifikimin e firmës së sekreatrit të shtetit që ngriti një kompani ofshore, vetëm për të marrë 18 milionë euro vetëm në një lot, pa u llogaritur sa e sa të tjerë. Si mund të pranojë Arben Ahmetaj Vetingun në politikë, ku u futëm në një procedurë shumë të shëmtuar falsifikatore, siç është ajo e rastit të djeshëm për të udhëhequr në xhepat e oligarkësve miliona e miliarda euro, të cilat janë të depozituar në pesë vitet e qeverisjes së Edi Ramës. Dhe në një ditë të bukur me diell, i bën një dhuratë të jashtëzakonshme dhe thotë nuk kam 40 milionë euro për studentët, por kam mbi 300 milionë euro që do t’ia fali 5 oligarkëve, se kjo është ajo që përfaqëson vetë kjo qeveri.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vettingun në politikë, ku problemin e parë e ka me bashkëshorten e tij, e cila drejton një bankë dhe një ofshor që nuk dihet se kush janë dhe paratë e kujt lëvizin.
Si mund të pranojë Edi Rama, Vettingun në poitikë, kur problemin më të madh e ka me vëllain e tij. Si mund të pranojë Edi Rama vetingun në politië, ku koncensionet me miliarda euro nuk dihet se ku shkojnë dhe shërbejnë si transaksione të pastrimit të parave. Si mund të pranojë Edi Rama Vetingun në politikë, ku e di shumë mirë që ëshë persona i parë, mund të themi gijotina e parë e SPAK-ut dhe Byrosë së Hetimit. Unë mendoj që Vettingut t’i shtohen edhe gjëra të tjera, edhe atë të analizës së drogës.
T’ja masin njëher atë analizën e gjakut se e meriton, një kryeministër që drogohet është peng i spacatoreve, sepse mirë dje na kanë mbajtur antimplumb, por ai është i varur edhe lloji i majit që merr. Nga se vuan Prej 20 vitesh i është fshehur kartela shëndetësore nga zv ministrja e Arsimit, Mira Kaçolli, që ne e dimë shumë, mirë nuk po merremi me burrin e Mirës së e kuron nga Astma. Në 20 vite kemi dëgjuar për një njeri që merr vesh për cdo gjë, por në fakt merr vesh vetëm nga psikopatia që dhunon njerëzit e tij të afërm.
Do mbaj përgjëgjësi për Ligjin e Teatrit, ai nuk ka thënë asnjë fjalë në Parlament. Se këta anëtarë KLP-je do jenë ata që do ta çojnë përpara Edi Ramën përballë bankës së akuzuarve, se Edi Rama është bërë si këto shtojzovallet e pyjeve të Euorpës që i shkelin syrin njëri tjetrin, por harron se para interesave kombëtare nuk të fal njeri sot”, u shpreh Kryemadhi.