E ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën në News24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi theksoi se beteja e opozitës së bashkuar është për të shembur sistemin dhe jo për Edi Ramën.
Sa i përket zellit të anëtarëve socialistë të KQZ për të mbrojtur farsën e 30 qershorit dhe manipulimin pas tyre, kryetarja e LSI tregoi shembullin e nënkryetarit të saj, Denar Biba, për të treguar se me çfarë i shantazhon Rama.
Sipas Kryemadhit, gruaja e Bibës është gjyqtare dhe është në pritje të Vettingut.
A e dini ju që KQZ është totalisht ilegjitime, vetëm Klemend Zguri është i duhuri në atë institucion. KQZ është ilegjitime. Denar Biba ka frikën e vettingut të gruas së tij. Pak e dinë se Denar Biba ka gruan gjyqtare dhe po pret vettingun. Ky është realiteti”, tha Kryemadhi.