Deklarata e fortë e mjekut: Disa kolegë po japin ilaçe “falsë” kundër Covid-19 vetëm për përfitime

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka hedhur akuza të forta për shumë mjekë, të cilët po e përdorin situatën me virusin COVID-19 për përfitime financiare.

Në një postim në Facebook, mjeku Kalo shkruan se, disa kolegë po japin ilaçe e mjekime kundër Covid-19 vetëm për përfitime financiare.

për pacientët e sëmurë me Covid.

Ai shkruan se shumë ilaçe të njohura si Remdesivir, Favira, Truvada, Tamiflu, që kanë rezultuar të padobishëm, përdoren për trajtimin e qindra pacientëve megjithëse OBSH kanë deklaruar mospërdorimin e tyre.

“Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane”- shkruan ndër të tjera ai.

Postimi i mjekut Tritan Kalo

Për sa kohë që ASNJË antiviral si: Remdesivir, Favira, Truvada,, Tamiflu, etj, apo antiparazitari Ivermectin nuk kanë dhënë ndonjë efekt dobiprurës në mjekimin e të sëmurëve me Covid-19, përkundrazi më shumë dëmprurës të tyre, përse ato vijojnë e përshkruhen nga kolegët ose vijojnë të kërkohen nga të sëmurët ose të afërmit e tyre….

Asnjëri prej tyre nuk është antiviral specifik ndaj virusit Sars-Cov2/Covid-19….FDA, EMA, ËHO kanë rekomanduar MOS dhënien e tyre….Bëhet fjalë për Panjohuri apo për Përfitime monetare në këto kohë të turbullta kovidiane….”Së pari mos lëndo”(“ Prima non noçere” – shprehet babai i mjeksisë Hipokrati)…..Together forever!!

Artikulli paraprakRritje rekord/ KE: Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë nga Covid-19
Artikulli tjetërBasha-Ramës: 16 mijë të vdekur nga pandemia