Deklarata e fortë e presidentit Meta: Rama, ideatori i ndarjes së Kosovës….

Presidenti Ilir Meta gjatë konferencës së përbashkët me Presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osman, kanë komentuar debatin për ndryshimin e kufijve ku të dy janë shprehur kundër një ideje të tillë.

Meta teksa është pyetur në lidhje me deklaratën e tij të hershme se kryeministri Edi Rama ishte ideatori për ndarjen e Kosovës, nënvizoi faktin se çdo ide për ndryshim kufijsh është i tmerrshëm.

Presidenti Meta tha se, kush del jashtë këtyre qëndrimeve, sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve.

“Qëndrimi im ka qenë dhe është i qartë se çdo ide për ndryshim kufijsh në Ballkan është i tmerrshëm. Siç dha dhe zonja Osmani. Është provuar se është kriminal që sjell gjenocid, shkatërrim, armiqësi, dëme të jashtëzakonshme dhe shpopullim. Me këtë drejtim nuk ka vend më për të ndodhur ndonjë eksperiment në Ballkan. E vetmja rrugë e përbashkët është integrimi drejt BE, dhe respektimi i pakicave dhe të drejtave të tyre. Ky ka qenë qëndrim i qartë, është dhe do të jetë gjithmonë i imi.

Cilido që del në mënyrë publike apo në mënyrë informale jashtë këtyre qëndrimeve, bën një politikë që nuk është në shërbim të politikës shqiptare e në interes të politikës kombëtare, Sjell të kaluarën kriminale në Ballkan përmes këtyre ideve”, tha Meta.

Ndër të tjera, Osmani ka theksuar se në vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi është e rëndësishme që të mos përmendet më çështja e asosacionit pasi është një çështje e mbyllur në vitin 2015 dhe një shtrim tjetër në tryezë është në kundërshtim me Kushtetutën.

“Një ndër çështjet që kam ngritur në këtë takim është se asosacioni i komunave serbe, për ne që vijmë nga Mitrovica dhe e njohim mirë këtë vend ne kohën e Ahtisarit ne e dimë shumë mirë qëllimin e Serbisë në atë kohë. Serbia ka qëllim që të mos e përfundojnë dialogun, çështja e asosacionit sërish nuk do të ishte një qetësi për Serbinë ato do të kërkoshin një tjetër marrëveshje. Unë kam kërkuar që një temë e tillë të mos shtrohet më në tavolinë kjo është një çështje që është mbyll në 2015 dhe një gjë e tillë do të binte në kundërshtim me atë”, ka thënë Osmani.

Artikulli paraprakLajm i keq shumë i madh, analisti: Çuçi, 100 përqind vegël e besuar e Ramës
Artikulli tjetërMashtrimi i Prokurorisë për vrasjen e Klodianit, skandal! Vasili thirrje SPAK: Boll fjete mbi krim! Faktet ulërijnë