Deklarata e fortë e Presidentit të OSBE: Në Shqipëri ka rënë demokracia

Presidenti i OSBE , Tsereteli ka deklaruar pas vizitës në Tiranë se në Shqipëri ka rënë demokracia. Deklarata vjen pas konstatimit prej tij se në Shqipëri nuk funksionon më as Gjykata Kushtetuese dhe as Gjykata e Lartë, të cilat janë bllokuar me urdhër direkt të kreut të qeverisë.
Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së George Tsereteli ka shprehur shqetësim në lidhje me situatën e drejtësisë në vend.
Në mënyrë të veçantë ai ka denoncuar problemet që i shkaktohen demokracisë në vend nga shpërbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe bllokimi i Gjykatës së Lartë.
Gjatë një takimi të Asamblesë Politike të PPE-së, sot në Varshavë, Tsereteli pohoi:
‘Sapo jam kthyer nga një vizitë në Shqipëri, ku u takuam me të gjithë drejtuesit e vendit dhe me kryetarin e opozitës. Ne pamë një situatë të ndërlikuar me reformën në drejtësi, zbatimin e ligjit dhe luftën kundër drogës dhe krimit të organizuar.
Ne besojmë se përveç kësaj, reforma zgjedhore është vendimtare. Duhet theksuar se Gjykata Kushtetuese nuk funksionon, e njëjta situatë me Gjykatën e Lartë. Me të gjitha këto është shumë e vështirë të mbahet demokracia. Ndaj vëmendja e BE-së, e institucioneve të BE-së dhe e OSBE-së janë shumë të rëndësishme.”
George Tsereteli është politikani i parë, i cili ngre problemin e bllokimit të sistemit gjyqësor në Shqipëri si pasojë e mos krijimit në kohë të institucioneve të reja të parashikuara nga Reforma në Drejtësi.
Gjithashtu, ai ka risjellë në vëmendjen publike rëndësinë e kryerjes së reformës zgjedhore, për të shmangur krizat politike që burojnë kryesisht nga mungesa e zgjedhjeve të ndershme dhe të lira.
Deri tani përpjekjet për një reformë zgjedhore kanë dështuar.

Artikulli paraprakBoçi: Rasti Kasmi dëshmi se dhuna e Ramës po përshkallëzohet
Artikulli tjetërFaqja e pare