Deklarata e fortë e regjisorit të njohur nga sheshi i Teatrit: Nuk po bëjmë shaka! Këtu do të shkulen nga…

Pak momente më parë, pati një përplasje mes artistëve dhe efektivëve të policisë bashkiake për Teatrin Kombëtar. Robert Budina ka deklaruar për Fax News gjithcka ka ndodhur.

“Këtu kanë qenë njerëzit tanë që bëjnë dezhurnin e përhershëm dhe kanë ardhur 5 ose 6 policë që kanë dorëzuar një dokument që kërkon të lirohet prona e bashkisë që është në administrimin e bashkisë. Kjo është pak a shumë narrative e asaj që ka ndodhur sot. Firma është e Elton Dervishi, i cili ka ardhur dhe ka ardhur e ka dorëzuar këtë letër me policët bashkiakë.

Presidenti do të dorëzojë një VKM, është e jashtëligjshme. Sipas procedurave, duhet të mbyllet nga parlamenti. Ka dy skenarë, për mendimin tim mund të jetë një próvokim që këtu të vijë pólicia, të gjejnë arsye për të na provokuár dhe árrestuar për gjëra të tjera dhe tjetra është që mendojnë realisht se mund ta marrin në administrim këtë pronë.

Nëse nuk ezaurohen të gjithë hapat ligjorë që i kemi bërë me dije më parë, nëse nuk prononcohen faktorët, nuk ka asnjë ngut që kryetari i Bashkisë të kalojë në këtë çménduri sepse ai po provokon një vrásje, ne nuk bëjmë shaka. Kemi harxhuar 2 vjet e tre muaj këtu, jo për kokëfortësi por e dimë që është mbledhur i gjithë korrupsioni shqiptar.

Ata luajnë me një narrativë cinike me votat e shqiptarëve. Edhe në votimet e 30 qershorit që nuk i njeh presidenti ka marrë 15% të votave. Ky 15% i Tiranës kërkon të zotërojë një pronë publike. Kur merr fund demokracia, populli shpreh vullnetin e lirë me mjete fizike për të mbrojtur pronën, lirinë dhe dinjitetin e vet. Ne nuk kemi marrë kurrë një financim, na kanë dhuruar njerëzit.

Ne kemi operuar me dhuratat e njerëzve të thjeshtë dhe forca jonë qëndron tek pasioni, dëshira, sinqeriteti. Duke mbrojtur teatrin, të jeni të bindur që kemi mbrojtur demokracinë shqiptare. Jam i bindur që këtu do të shkulen nga rrethet nëse vjen ajo ditë. Do të presin vendimin e Këshillit Bashkiak dhe më pas do të organizohemi për një prótestë të madhe para Bashkisë.

Ata qëllimisht nxorën Kodin Penal për të ndaluar protestat në këtë periudhë. Natyrisht që duhet të përgjigjemi, populli të tregojë fjalën e vet. Kemi luajtur deri tani në mbrojtje, me fjalën e lirë, me shfaqje, me elegancë, me art. Si duket, kryetari i bashkisë nuk do të dijë për këtë. Ka ardhur koha e të vërtetës, i bëj thirrje dhe artistëve që janë në krahun e kryetarit të bashkisë, të distancohen urgjent sepse po sulmohen kolegët e tyre dhe të bëjnë kujdes. Të lëmë organet e drejtësisë të flasim pastaj të shohim”.

Ndërsa një tjetër aktivist tha: “Unë e shikoj si një provokim nga pronarët e rinj me veprime anti-kushtetuese. Nuk kanë shanse të vijnë këtu. Për 5 minuta që ka ndodhur kjo këtu janë 50 veta, dhe nëse do të insistojnë këtu do të jenë me mijëra veta”.

Exit mobile version