Deklarata e fortë e Shehit: Ramën do ta përzëmë me shqelma, gjysma e tyre do hyjnë në burg!

Deputeti i opozitës, Dashamir Shehi u shpreh sot se, qeveria duhet të largohet sa më parë.
Nga studio e emisionit “45 minuta”, Shehi tha se, protestat nuk do të ndalin në qoftë se kjo qeveri nuk do të rrëzohet.
“Nuk do të largohemi nga sheshi pa e rrëzuar këtë qeveri dhe ky kryeministër”, tha deputeti.
Më tej, ai theksoi se qytetarët duhet ta dinë se për çfarë janë duke protestuar, në mënyrë që të mos mashtrohen.
“Ne duhet t’i themi popullit se për çfarë po shkojmë në protestë që të mos bien pre e mazhorancës, që thotë se këto duan pushtet”, u shpreh ai.
Kreu i LZHK-së deklaroi se qeveria duhet të largohet me shqelma.
“Këtu nuk bëhet fjalë për të ndërruar karriken e kryeministrit, këtu bëhet fjalë për të larguar një person të rrezikshëm.
Duhet ta përzëmë me shkelma jo vetëm ta largojmë. Gjysma e këtyre duhet të hyjnë në burg”, tha deputeti Dashamir Shehi.

edi rama1 1

Artikulli paraprakDenoncimi te Berisha: Balili mbrohej me urdhër nga lart! 15 mijë euro në muaj Ardi Veliut!
Artikulli tjetërNgujohen edhe studentët e Korçës!