Deklarata e fortë: Lidhja e Tahirit me “grupin e Habilajve” jo vetëm fisnore, por edhe biznesi

Ish-drejtuesi i policisë së Shtetit Arben Hajdarmataj, shprehet se të gjithë vrasjet që po ndodhin janë të mirë organizuara.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, Hajdarmataj thotë se Policia nuk ka një strategji të qartë se si t’u përgjigjet këtyre situatave.

“Të gjitha këto vrasjet e tipit mafioz, të gjitha këto vrasje janë të tipit të mirë organizuara. Porositësi ose ai që organizon krejt skemën ose ai që merr vendimin për eliminim e kundërshtarit është shqetësim. Nuk ka një strategji të policisë së shtetit se si t’i përgjigjet kësaj situate. Vrasja në Shkodër në një farë mënyre ka qenë e paralajmëruar, sepse ka qenë një person në kërkim. Si ka mundësi që kriminelët e gjejnë këtë person të shpallur në kërkim e ti si shtet jo”.

Në lidhje me dënimin e grupin “Habilaj”, ai shprehet se Saimir Tahiri përveç lidhjeve farefisnore kishte edhe lidhje biznesi. Sipas tij, edhe pse ishin në të njëjtën grup morën dënime të ndryshme, duke shtuar se këtu ka gisht politika.

“Fatmirësisht kishim përgjimet e italianëve që u bë e mundur që grupi i Habilajve të dënohej. Këtu ka një hije të madhe dyshimi, kemi Samir Tahirin. Prandaj po them se grupi kriminal ka një mbështetje politike. Unë mendoj se Tahiri duhet të ishte në këtë grup. Dihet botërisht se lidhja e Tahirit me Habilajt, përveç lidhjeve farefisnore ka qenë edhe lidhje biznesi, mjafton të përmendim faktin se makina e tij kalonte pa u kontrolluar. Të gjithë janë brenda një vorbulle dhe në fund të fundit marrin dënime të ndryshme. Të gjitha vrasjet që po ndodhin po ndodhin për shkak të trafikut të drogës”.

Exit mobile version