Si asnjëherë më parë, në konstituimin e Këshillit Bashkiak të Tiranës mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama.
Jo vetëm kaq, por shefi i qeverisë mbajti edhe një fjalim të gjatë në sallën e mbledhjeve, ndërsa çdo fjali e tij shoqërohej me duartrokitje të zjarrta nga anëtarët e këshillit një-ngjyrësh.
Lidhur me këtë reagon edhe ish ministri i drejtësisë Ylli Manjani.
Sipas tij, ndarja e pushteteve është një parim që ka mbetur në letër pa vlerë që quhet Kushtetutë.
“Imagjinoni Merkel të çelë mbledhjen e këshillit monopartiak të bashkisë Berlin!!!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Reagimi i plotë i Ylli Manjanit
Mos u çudisni kur ta shihni ndonjë ditë edhe në krye t’vendit te Gjykata e Lartë.
Tani që kjo gjykatë ka mbetë pa Kryetar dhe po mbushet me gjykatës të përkohshëm, shkon ai. Ska as fytyrë e as frikë.
Kulturë ligjore jo e jo!
Ndarja e pushteteve është një parim që ka mbetur në letër pa vlerë që quhet Kushtetutë.
Imagjinoni Merkel të çelë mbledhjen e këshillit monopartiak të bashkisë Berlin!!!
As Erdoganit si shkon mendja ta bëjë kët gjë. Të paktën jo vizualisht.
Bën edhe si shok i ngushtë me Macron, pa lë!