Deklarata e fortë në studio: Rama është i çmendur, ia ka kaluar edhe Eskobarit…

I ftuar në studion e TV Ora në një bisedë me gazetaren Beti Njuma, Kreu i Zgjidhja Koço Kokëdhima ka hedhur një lumë  akuzash ndaj kryeministrit të vendit Edi Rama.

Sipas Kokëdhimës, me Edi Ramën në krye Shqipëria nuk do të ket kurrë mundësinë të jetë pjesë e familjes Evropiane.

Më të ashpra ishin akuzat e tij kundër Ramës kur bëhet fjalë për zgjedhjet e 30 qershorit.

I pyetur nga gazetarja nëse do të ketë apo jo zgjedhje në 30 qershor kokëdhima u përgjigj:

“Nuk ka zgjedhje në Shqipëri, nuk mund të ketë zgjedhje. Edi Rama është i Çmendur, i dal mendsh nuk ka asnjë gen shtetari. Në 30 qershor jam i sigurt që të gjitha qendrat e votimit do jenë të pushtuara. Asnjë dëshmor nuk bie për Edi Ramën sepse ai çdo gjë që bënë nuk e bënë për shtetin e tij. Asnjë polic nuk bie dëshmor për të.

Ai e  kishte për idhull eskobarin dhe ia kaloi eskobarit. As eskobari  nuk do e bënte këtë që Rama i ka bërë vendit të tij”.

Exit mobile version